Ka humbur dy ndeshje për shkak të një dëmtimi, diçka që i ndodh shumë rrallë. Në moshën 36-vjeçare, edhe Kristiano Ronaldo nis të ndjejë pasojat e karrierës dhe të viteve duke humbur dy ndeshje për Mançester Junajtidin, por duket se do të kthehet tek e treta. Mediat angleze riprodhojnë foton e hedhur nga CR7 në rrjetet sociale, i rikthyer plotësisht në stërvitje ditën e djeshme, ndërsa pozon në krah të lojtarëve të tjerë si Pogba apo Rashford, me përshkrimin “dhe fituesit janë …”. Ronaldo nuk u stërvit të premten, dhe u la pushim nga trajneri Rangnik, por tashmë gjendja ka ndryshuar dhe ai pritet të luajë nesër ndaj Brentfordit në Premier Ligë. CR7 humbi ndeshjet ndaj Aston Vilës në Premier dhe në Kupë.
Sfidanti.al