“Bollëku” i sulmit, një problem që Ksavi e pëlqen shumë që e ka!

Verën e kaluar dhe pastaj gjatë vjeshtës, gjendja ishte një dramë. Barcelona humbi Antuan Grizmanin dhe Lionel Mesin, ndërsa më pas Kun Aguero u sëmur me zemër dhe la futbollin. Përveç tyre, u dëmtuan Ansu Fati dhe Usman Dembele, e po ashtu pati probleme Brejthuejt. Jusuf Demir u kthye tek Rapidi i Vjenës, dhe Kutinjo shkoi në Angli. Reparti sulmues i katalanasve sikur u shkatërrua në pak javë, duke krijuar probleme për ish-trajnerin Ronald Kuman, dhe për teknikun e tanishëm, Ksavi Hernandez. Gjithsesi, sot gjendja është ndryshe dhe sulmi “blaugrana” përbëhet nga 8 lojtarë. Kjo do të thotë se Ksavi ka shumë më tepër mundësi për të formuar treshen ofensive, për të pasur konkurrencë mes lojtarëve dhe për t’u mbrojtur nga probleme me dëmtime, Kovidin apo pezullimet. Në sulm janë Ansu Fati, Dembele, Ferran Torres, De Jong, Brejthuejt, Depai, por edhe Ez Abde dhe Ferran Zhutgla.

Sfidanti.al