Me kontratë është në rregull sepse i vlen deri në vitin 2027. Aspak keq për një lojtar si Federiko Valverde, porse këto kohë nuk e ka pasur të lehtë të jetë protagonist tek Reali i Madridit. Mesfushori nga Uruguaj spikati dhe doli në kopertinë pas golit të fitores në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, veçse statistikat janë që lojtari i ri në moshë është prapa Modriçit, Krosit e Kasemiros në hierarkinë “merenges”. “Dua të kem më shumë rol”, – tha Valverde pas El Klasikos në Arabinë Saudite. Në Madrid, mediat pro Realit po e miklojnë dhe po i thonë se është i paprekshëm, ndërsa klauzola e transferimit është 1 miliardë euro. Gjithsesi, këto të gjitha do të kenë vlerë nëse Fede do të luajë më shumë për trajnerin Karlo Ançeloti.