Mbapeja vërtet e ka tepruar! Si mund t’i thotë arbitrit “largohu se s’di të gjykosh”!

Të gjithë lojtarët e mëdhenj kanë momente dobësia, që tregojnë se atyre u hyn vetja në qejf dhe Kilian Mbape nuk bën aspak përjashtim. Ylli 23-vjeçar i Paris SG tërhoqi vëmendjen në ndeshjen e fundit të kampionatit francez ndaj Brestit. Sulmuesi, shënues i një goli, mori të verdhë për një përplasje me lojtarin mik Hugo Manjeti, ndërsa u desh lojtari tjetër i Brestit, Ronël Pjer-Gabriel, që të qetësonte kampionin e botës. Mbapeja shpërtheu ndaj arbitrit duke e ofenduar me fjalët “largohu nga këtu, ti nuk di që të arbitrosh”. i habitur me atë që i ndodhi, 23-vjeçari përsëriti disa herë “si mund të marr unë karton të verdhë”, a thua se ai është “lule mos prek”. Fatkeqësia ishte që arbitri nuk e përjashtoi me të kuqe, ndërsa mediat theksuan se ky nervozizëm tregon se ai dëshiron të largohet nga Paris SG.

Sfidanti.al