Barcelona do 55 milionë për De Jongun, por mund të kënaqet me 45!

Kur e morën, shifra e plotë për t’u paguar ishte 75 milionë euro, ndonëse në bazë të klauzolave mund të ndodhë që të jetë më pak. Barcelona shpreson që të dalë me sa më pak humbje në transferimin e Frenki De Jongut, ndërsa mesfushori holandez pritet të largohet për dy arsye. Së pari, për të rregulluar buxhetin e pagave dhe të krijohen fonde të reja për strukturën financiare vjetore, dhe së dyti sepse trajneri Ksavi Hernandez mund të ketë plane me lojtarë të tjerë. Lajmet janë që Çelsi ofron 40 milionë euro për kartonin e De Jongut, por flitet se ka edhe interesim nga Bajerni, ndaj shifra mund të arrijë të paktën në 45 milionë. Vetë katalanasit e vlerësojnë në 55 milionë euro kartonin e mesfushorit 24-vjeçar, i cili padyshim që ka një karrierë të rëndësishme përpara vetes.

Sfidanti.al