Humbja me Sitin kushton jo vetëm titullin, por edhe raportin Tuhel-Lukaku!

Nuk ka si bëhet më keq për Çelsin pas disfatës në fushën e kampionëve në “Etihad”. Jo se ishte ndonjë “qamet”, pasi shifrat ishim vetëm 0-1, por kjo e la 13 pikë prapa Mançester Sitit që kryeson, ndëras krijoi një problem të ri mes trajnerit Tomas Tuhel e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg humbi dy raste të pastër kur rezultati ishte 0-0, që mund t’i kishin dhënë avantazhin Çelsit dhe kjo e zemëroi gjermanin. “Ai (Lukaku) humbi shumë topa pa pasur presion, – tha Tuheli, – dhe në momente shumë premtuese. Natyrisht, ne duam ta shërbejmë me topa atë, por ai është pjesë e skuadrës dhe ai po ashtu duhet të shërbejë për ekipin. Ai pati një rast të madh dhe kjo është pjesë e së tërës. Ne patëm 8-9 aksione në trazicion në pjesën e parë, por asnjë prekje në zonë dhe ky është problem i madh”. Çelsi ishte dobët në sulm, ndonëse u mbrojt fort, ndërsa Siti pati epërsi duke fituar me golin e shënuar nga Kevin De Brujni në minutën e 70-të.  Siti kryeson me 56 pikë në 22 ndeshje ndaj 43 të Çelsit po në 20, ndërsa Liverpuli ka 42 pikë në 20 ndeshje.

Sfidanti.al