Nuk është edhe aq i ri, dhe nuk mund të cilësohet një zbulim. Flasim për sulmuesin kameruna, Vinsent Abubakar, që luan për kombëtaren e vendit të tij dhe për Al Nasrin në Arabinë Saudite. Lojtari 29-vjeçar shënoi dy gola për Kamerunin në ndeshjen e Kupës së Afrikës ndaj Etiopisë që përfundoi 4-1, dhe që e kualifikoi ekipin vendas për në raundin e dytë. “Abubakar mund të jetë titullar tek Barcelona”, – shkruajtën tifozët pas ndeshjes duke qenë të entuziazmuar për të. Natyrisht nga Arabia Saudite tek gjigandët e La Ligës është diferencë e madhe, ndërsa Abubakari luajti në Europë për Valensienën e Lorienin në Francë, Porton në Portugali, si dhe Beshiktashin në Turqi.
Sfidanti.al