Ne e dimë se çfarë mund të ndodhë në një konkurrim të tillë, ku edhe ekipe si Bajerni kanë pësuar tronditje nga ato që nuk harrohen kurrë. Borusia e Dortmundit, e rilindur pas dy fitoreve radhazi në Bundesligë, duhet të llogarisë se mund të ketë dy mungesa për ndeshjen e Kupës së Gjermanisë në fushën e Sent Paulit (Sankt Pauli). Emre Xhan dhe Tomas Mënier janë të dëmtuar dhe nuk dihet nëse do të jenë gati në kohë. Mëkat sepse belgu shënoi dy gola ndaj Frajburgut ditën e djeshme. “Është për të ardhur keq, – thotë trajneri Marko Roze, – na u duk se i kishim të gjithë lojtarët gati, por ja që dy vetë mund të na mbeten jashtë”. Ndeshja e Kupës do të luhet të martën në orën 20:45 dhe pritet një përplasje shumë e fortë në Hamburg.
Sfidanti.al