Pasi humbi garën për Topin e Artë, edhe pse cilësohej favorit, më në fund mori atë që i takonte. Është Robert Levandovski lojtari më i mirë i FIFA-s i vitit 2021, duke lënë pas pikërisht Lionel Mesin dhe Mohamed Salahun. Për superyllin polak të Bajernit, ky ishte trofeu i dytë radhazi i FIFA-s, dhe padyshim që kjo do të thotë diçka. “Ju falenderoj shumë, – tha 33-vjeçari, – jam shumë i nderuar që fitoj këtë titull, shumë krenar, por unë e di se çmimi i takon shokëve të mi të ekipit dhe trajnerëve. Nuk ëndërroja kurrë të thyeja rekordet e Gerd Mylerit”. Për femrat, lojtarja më e mirë e vitit nga FIFA u shpall Aleksia Putejas e Barcelonës, trajneri më i mirë i vitit doli Tomas Tuhel i Çelsit për meshkuj dhe Ema Hajes po e Çelsit për femra. Erik Lamela mori Çmimin Pushkash për golin e vitit, ndërsa Kristiano Ronaldo mori çmim special për 115 golat e shënuar me kombëtaren e Portugalisë në karrierë.
Sfidanti.al