Lojtarët e Realit, të pakënaqur: Barça më e mirë? Fituam ne!

Mediat madrilene raportojnë se pas gjysmëfinales së Superkupës ka habi dhe zemërim në radhët e “meregesve”. Mediat lavdëruan Barcelonën pavarësisht humbjes 2-3, ndoshta edhe për shkak se fillimisht mendohej Reali si favorit absolut. Futbollistët e trajnerit Karlo Ançeloti deklaruan më pas se “jemi ne që do të luajmë finalen, ne e fituam ndeshjen”. Në total, madrilenët e mbajtën më shumë topin, por shpesh u vunë në vështirësi nga Barcelona, sidomos në pjesën e dytë kur Ksavi bëri disa ndryshime taktike. Me lojtarë si Gavi, Pedri apo Ansu Fati, katalanasit duket se kanë të ardhme të madhe, ndonëse për momentin Reali ka të drejtë të thotë se po vazhdon të fitojë, aq më tepër që kryeson La Ligën.

Sfidanti.al