Më i ëmbël mjalti apo fjalët e Poçetinos për Veratin ?

Nuk mjafton që ka organikën më të pasur në klubin e Paris SG, Mauricio Poçetino, ka fjalë mjalti për një futbollist Italian që me të vërtetë e vlerëson shumë. Dhe fjalët e tij janë një mesazh i bukur, edhe pse në ekip ka “tre tenorët” e topit, Mesi, Mbape dhe Nejmar. Dhe Poçetino që është i dënuar të fitojë një trofe me klubin e famshëm francez, nuk është nga ata që kërkon ta fsheh se është i dashuruar me mesfushorin Italian të Parisit, Marko Verati…

“Po flasim për një futbollist që është ndër më të talentuarit në fushë, për të mos thënë që është më mirë në mënyrë absolute. Çfarë do të kërkonim më shumë nga Marko kur e filloi ndeshjen si mesfushor, më pas u ka bërë pasuesin e golave dhe në fund, lojtarin që pozicionohet para mbrojtjes…” Dhe të ndryshosh 3 pozicioni në fushë brenda një 90 minutëshi ndaj Lionit , ky është motivi që Poçetino i vendos kurorën Veratit…

Sfidanti.al