Si basketbollist po luan një nga sezonet më të mirë të karrierës edhe pse është 37 vjeç. Lebron Xhejms nuk doli aspak i turpëruar nga fusha në përballjen ndaj Memfis Grizilit duke shënuar 35 pikë, duke pasur 74 për qind realizim nga fusha dhe 75 për qind për tri pikë, e duke shtuar 9 topa në tabela e 7 asistë. “Mbreti” e humbi vetëm 3 herë topin, ndërsa vlerësimi zyrtar nga NBA, me -30 u duk si dënim për humbjen e Lejkërsave sesa për lojën personale. Memfisi fitoi 127-119 në Los Anxhelos sepse pati ekip më të bashkuar, më të ri dhe më energjik, edhe pse e pati të vështirë të mbulonte Lebronin. Plot 6 lojtarë shënuan nga 12 deri në 23 pikë, dhe basketbollisti kryesor, Xha Morant u mjaftua me 16, plus 5 topa në tabela e 7 asistë. Ai mori notën 20. Kjo ishte fitorja e 9-të radhazi për Memfisin, një rekord i ekipit, ndërsa Lejkërsat i dhanë fund një serie prej 3 fitoresh radhazi. Në renditje, Grizlis kanë 28 fitore e 14 humbje, ndërsa Liqenasit 21 fitore e 20 humbje. Do të duhet që Lebroni të mbështetet më shumë që të ketë shanse për titullin.
Sfidanti.al