Kritika të forta për Bajernin pas humbjes me Gladbahun

Në të vërtetë mungesat ishin aq të shumta sa mund të kishin rrëzuar çdo skuadër, pra edhe vetë kampionen e Gjermanisë. Me kaq shumë lojtarë me Kovid, me të dëmtuar dhe me 3 lojtarë në Kupën e Afrikës, përfundimi ndaj Gladbahut ishte humbje, ashtu si fazën e parë. Mediat bavareze patën kritikat e tyre. Për ta, Marcel Zabicer luajti ndeshjen më të dobët për Bajernin edhe pse po luante jashtë pozicionit. Serg Gnabri po ashtu gaboi çdo pasim që bëri, – shkruajnë këto media, – të rinjtë Kopado dhe Vaner ishin mirë për aq sa luajtën, ndërsa Levandovski dhe Myleri bënë maksimumin, por nuk ishte e mjaftueshme. Shpresa është që ndaj Këlnit të ketë më shumë lojtarë që të jenë të gatshëm.

Sfidanti.al