Alegri humb përballjen me Murinjon, dënohet nga Disiplina

Nuk është se janë përplasur shumë me njëri-tjetrin dhe mbajnë një respekt normal si kolegë. Nuk është e lehtë që Zhoze Murinjo të shkojë mirë me trajnerë të tjerë, ndërsa nuk mund të thuhet se ka probleme me Masimiliano Alegrin. Këto probleme nuk do të shtohen as këtë fundjavë sepse vetë Alegri nuk do të jetë në stol në ndeshjen e Serisë A mes Romës dhe Juventusit. Tekniku juventin u dënua nga disiplina pas kritikave të ashpra ndaj arbitrit në barazimin 1-1 kundër Napolit, po gjatë kampionatit italian. Në të kaluarën, ka ndodhur që ata edhe janë përplasur, dhe Alegri e cilësoi Murinjon si “patetik dhe të pasigurt”.

Sfidanti.al