Ju kujtohen lotët e Leo Mesit kur po largohej nga Barcelona? Nuk paskan qënë vetëm lotë largimi nga tempulli i tij mrekullues “Kamp Nou”, siç duket lotët kanë qënë paradhënie edhe për vendin ku po shkonte. Në Spanjë janë të sigurtë që Leo nuk është i lumtur, do të ishte gati të vinte edhe me “këmbë” në tokën e shfaqjes unikale dhe të triumfeve të paharruara.
Një ish-futbollist i Barcelonës, Karasko është gati të vërë bast se nëse Mesi nuk fiton me PSG, ditët e tij janë të numëruara në Paris”. I kishin thënë në fillim argjentinasit se po shkonte në vendin ku gjelat këndojnë më shumë në fushë dhe sesa në kotec, sidoqoftë Mesi nuk edinte se në ekipin e Mbapes dhe Nejmarit do të kishte me shumë klane…se gjela!
Sfidanti.al