Liga e Futbollit ka rënë dakord që ndeshja e parë gjysmëfinale e parashikuar për t’u luajtur nesër në “Emirejts” nuk do të zhvillohet. Arsenal-Liverpul nuk luhet sepse të kuqtë janë në emergjencë me Kovid dhe kanë mbyllur qendrën stërvitore për 48 orë, me disa lojtarë të infektuar si dhe me të dy trajnerët e parë, Klop dhe Lijnders që gjithashtu janë pozitivë. Kërkesa e Liverpulit u pranua, veçse të kuqtë nuk do të kenë mundësi që të luajnë ndeshjen e kthimit në “Anfild”. Kjo sepse në fillim do të luhet ndeshja në fushën e Liverpulit, ndërsa ajo në “Emirejts” do të luhet pas 2 javësh që nga dita që ishte parashikuar, pra që nga dita e nesërme.
Sfidanti.al