Fitorja ndaj Bërnlit ishte 3-1 dhe trajneri Ralf Rangnik padyshim që është kënaqur nga rezultati, por padyshim edhe nga loja. Pas dy ndeshjeve zhgënjyese ndaj Noruiçit dhe Njukasëllit, që nuk sollën fitore, Mançester Junajtidit bëri paraqitjen e duhur, atë që priste tekniku gjerman. Mektominai, Sanço dhe Kristiano Ronaldo shënuan golat, me portugezin që ia doli me një mënyrë “një farë soji”, sepse topi u kthye në lojë pas një gjuajtjeje dhe grushtimit të portierit, ndaj edhe portugezi e goditi sferën me pjesën e jashtme të kaviljes. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, madje edhe Bërnli shënoi në 45’ e para, ndërsa Junajtidi është tashmë sërish në lojë për kualifikimin në Champions sezonin e ardhshëm. “Djajtë e kuq” kanë 31 pikë në vendin e 6-të, në një renditje të “shtrënguar” me Arsenalin, Uest Hemin dhe Totenhemin.
Sfidanti.al