Pas Kielinit e Bonuçit, edhe Bufoni: Juvja humbi ADN-në me Ronaldon!

Superylli portugez mund të jetë një nga dy legjendat më të mëdha të shekullit të 21-të në futboll dhe për të gjitha kohët, por duket se kjo nuk mjafton që të cilësohet i dobishëm për një skuadër. Të paktën, ky është mendimi tek Juventusi dhe për këtë temë foli edhe Xhanluixhi Bufon, tashmë i larguar tek Parma. “Ne arritëm finalen e Championsit në 2017 sepse ne kishim shumë përvojë, por sidomos sepse ishim skuadër e bashkuar, – tha portieri veteran, – kishte konkurrencë për çdo vend në formacion, por ne e humbëm këtë me Ronaldon. Juventusi mund ta fitonte Championsin në 2018, vitin e parë që ai arriti, ndërsa unë nuk isha aty, isha tek Paris SG. Më pas u ktheva dhe punova dy vjet me Ronaldon. Shkuam mirë, por mendoj se prej tij humbëm ADN-në tonë”. Këto fjalë vijnë pas kritikave të ngjashme për portugezin nga ana e Kielinit dhe Bonuçit.

Sfidanti.al