Një ekip që vazhdon të luajë jashtë fushe në çdo ndeshje nuk rresht së qeni protagonist në kampionatin shqiptar. Ky ekip është Kukësi i cili edhe pse u vu poshtë me lojë për një pjesë të madhe të kohës në ndeshjen ndaj Partizanit, arriti ta përmbyste rezultatin e të fitonte 2-1. Musta shënoi dy herë, një herë në portën e Kukësit, por një herë në portën e tij ndërsa Gjelbrim Taipi vulosi shifrat me një gol të bukur. Partizani pati disa raste dhe ishte më lart, por ose u ndal nga portieri Tafas, ose lojtarët e tij nuk gjetën dot shënjestrën e portës së veriorëve. Në fund, si shpesh herë, të kuqtë “vranë veten” duke shkaktuar autogol me një gabim të rëndë të Mustës që dha pasimin prapa duke mos parë daljen e portierit Teqja. Kukësi tani ka 27 pikë duke vazhduar të jetë rivali kryesor i Tiranës për titullin kampion ndonëse është afruar edhe Laçi që ka 24 pikë pas fitores 2-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias.
Java 14: Kukësi-Partizani 2-1, Egnatia-Laçi 0-2, Skënderbeu-Kastrioti 2-1, Dinamo-Vllaznia 0-0.
Sfidanti.al