Juve pëson vetëm 2 gola në 2 muaj, por as kjo nuk mjafton!

Në Serinë A nuk ka skuadër që pranon kaq pak tundje rrjete sa kjo e Masimiliano Alegrit, nga 7 ndeshjet e luajtura në dy muajt e fundit, në 5 prej tyre nuk është pësuar gol, ndërsa ka gjithsej 2 rrjeta kundër, por gjithsesi kjo nuk është se e ka ndihmuar aq shumë Juventusin për t’u ngjitur në tabelë. Pavarësisht afrimit që ka bërë së fundmi me zonën Champions, kjo mbetet ende larg, ndërsa nuk flitet për të konkurruar Interin apo Milanin. Siç theksojnë mediat, problemi juventin mbetet sulmi, që shënon pak dhe që po ndjen largimin e Kristiano Ronaldos dhe moszëvendësimin e tij me dikë tjetër të aftë që të shënojë shumë. Morata, Dibala, Kieza, Kulushevski e Bernardeski, ose nuk shënojnë dot aq sa duhet, ose dëmtohen. Dy golat e pësuar ndaj Atalantës dhe Venecias prishën shumë punë pikërisht për këtë arsye.

Sfidanti.al