Një trajner shumë i respektuar si ai dukej se do të ishte ylli i ri i stolit të kombëtares së Spanjës. Gafa me Realin u pagua shtrenjtë dhe Hulen Lopetegi “zbriti në ferr” për disa kohë, ndërsa tashmë ka nisur të kthehet drejt majës. Fitorja 2-1 në drejtim të Seviljes ndaj Atletikos së Madridit ishte prova tjetër e aftësisë së tij, ndërsa u përballua skuadra kampione në fuqi e Spanjës. “Këta djem janë heronj dhe sakrifikojnë, – u shpreh Lopetegi pas fitores, – po kalojmë një muaj të tmerrshëm ndërsa kemi në dispozicion vetëm 14 lojtarë”. Sevilja është në vend të dytë në La Liga vetëm 4 pikë prapa Realit, ndërsa shpresohet që të luftohet për titull, ndonëse duket e vështirë. Në mesjavë është ndeshja e shtyrë ndaj Barcelonës, një tjetër pengesë e madhe. Sevilja është eleminuar nga Championsi, por po ecën mirë në kampionat. Momenti është i vështirë pasi bashkë me sfidën ndaj Barcelonës, ekipi i Lopetegit luan 8 ndeshje në vetëm 23 ditë!
Sfidanti.al