“Transferimet nuk do të na shpëtojnë”. Kështu u shpreh trajneri i “Zonjës së Vjetër”, ndërsa afron fundi i fazës së parë të sezonit dhe janari kur mund të merren lojtarë të tjerë. Flitet për sulmuesin Antoni Marsial apo për Skamakën, por Masimiliano Alegri dëshiron t’i bëjë planet me ata që ka në dispozicion. “Ndaj Bolonjës nuk luan Dibala që ende ka vështirësi, – tha ai, – Kulushevski kthehet, por nuk është për 90 minuta. Mbeten Morata e Bernardeski, si dhe Kean apo Kaio Zhorge. Lidhur me përforcimet, nuk ia vlen të flasim tani, flas çdo ditë me drejtuesit. Problemi ynë kryesor është që shënojmë pak gola dhe i lemë ndeshjet të hapura deri në fund. Për këtë duhet të ndryshojmë ne që jemi këtu”.
Sfidanti.al