Fatkeqësia në Spanjë, vdes fëmija 6-vjeçar duke luajtur futboll

Çfarë duhet të bëjë një prind me djalin e tij nëse ai dëshiron t’i hyjë sportit? Kjo pyetje të vjen ndër mend kur dëgjon për lajmin e tmerrshëm nga Spanja, që një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën ndërsa po luante futboll. Siç raportojnë mediat iberike, edhe pse mjekët ndërhynë ata nuk mundën t’ia shpëtonin jetën. Duket se fëmija pati probleme me zemrën dhe kjo ngre pikëpyetje për cilësinë dhe sigurinë e vizitave mjekësore që bëhen për djemtë dhe vajzat që merren në sport, madje edhe në Europë.

Sfidanti.al