Ylli i Bajernit të Mynihut më në fund ka ndryshuar qendrimin e tij lidhur me mbrojtjen nga koronavirusi. Siç raportojnë mediat, Xhoshua Kimih ka pranuar të vaksinohet për t’u imunizuar nga Kovidi, dhe do të marrë sipas të gjitha gjasave vakcinën Pfajzer-Biontek, që në fund të fundit është bazuar në teknologji të krijuar në Gjermani. Mesfushori, që pritet të jetë në të ardhmen kapiteni i ri bavarez kur të largohen Manuel Nojeri dhe Tomas Myleri, ka deklaruar se i vjen keq për kohën e gjatë që nuk deshi ta bënte vaksinën, ndërsa për shumë javë nuk ishte në dispozicion të ekipit për të dhënë kontributin e tij në fushë.
Sfidanti.al