Notë “10” Rangnikut: Pogba të largohet nëse nuk dëshiron të qendrojë!

Sa shumë hamendje, kundërshti, sa shumë emocion dhe theks tek individi ka pasur në fjalosjet për këtë futbollist. Pol Pogba ka qenë në kopertinat e mediave për fatin e tij, do të qendrojë apo jo tek Mançester Junajtid, diçka që ka torturuar Zhoze Murinjon e Ole Gunar Solskjerin, por duket se nuk ka asnjë ndikim tek trajneri i ri, Ralf Rangnik. Në prag të ndeshjes së radhës në Premier Ligë, specialisti gjerman e preu “nyjen gordiane”, duke u sjellë si një “Damokle” i kohëve tona. “Lojtarët duhet të kenë dëshirë të luajnë në një skuadër të madhe si Mançester Junajtidi, – tha Rangniku, – nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë për Junajtidin, nuk mendoj se ka kuptim që ta nxis të ndryshojë mendjen. Askush në klub nuk duhet të bindë lojtarët që të qendrojnë”. Trajneri foli me Pogbanë në telefon dhe do të takohen të dielën, sipas mediave angleze. Mesfushori francez po bën riaftësimin në Dubai, por Rangniku ka vendosur rregull që riaftësimi i lojtarëve duhet të bëhet në mjediset e klubit.

Sfidanti.al