Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Itali, dhe as në ndonjë vend tjetër të paktën në Europë me sa dimë, por duhet të mësohemi me këto gjëra. Manolo Gabiadini u bë lojtari i parë të cilit iu akordua një gol, ndërsa nuk ishte më në fushën e lojës. Futbollisti i Sampdorias e dërgoi topin në rrjetë në derbin e djeshëm ndaj Xhenoas në Serinë A, por ai u konsiderua në pozicion jashtë loje nga arbitrat. Gjithsesi, ndërhyri VAR-i dhe shqyrtimi i golit zgjati shumë, e ndërkaq trajneri i Sampdorias e zëvendësoi Gabiadinin. U deshën shumë minuta që të vendosej se rrjeta duhet të quhej e rregullt, dhe futbollisti festoi mjaft pranë stolit. Aspak keq për një të zëvendësuar, ndërsa Gabiadini e mbylli derbin me dy gola, pasi kishte shënuar edhe për 1-0.
Sfidanti.al