Ka një Champions, ku Barça “ia tregon qejfin” Realit, ajo e basketbollit!

Nuk është se e ka fituar aq shpesh, vetëm nja dy herë në krahasim me 10 të “merengesve”, por këtë sezon Barcelona mund të krenohet në Euroligë. Championsi i basketbollit të meshkujve sheh dy gjigandët e Spanjës në vendet e para, ndërsa këtë të premte ishte përballja në “Palau Blaugrana” në Katalonjës. Vendasit triumfuan 93-80 të udhëhequr nga Nikola Mirotiç që zhvilloi një ndeshje të madhe. Basketbollisti me origjinë malazeze, dhe me nënshtetësi spanjolle, shënoi 31 pikë dhe kapi 10 topa në tabela, duke marrë vlerësimin 39, më të madhin që ka marrë ndonjëherë në Euroligë. Me këtë sukses, Barça kryeson renditjen me 12 fitore e 2 humbje, ndaj 11 fitoreve e 3 humbjeve të Realit, ndërsa Olimpiakosi i Pireut, Olimpia e Milanos dhe CSKA e Moskës kanë nga 9 fitore e 5 humbje.

Sfidanti.al