Ksavi kritikon Barcelonën: Nuk mund të humbasim pa nisur ndeshja

Trajneri i ri i katalanasve vuri theksin tek gjendja morale në klub dhe në skuadër pas një periudhe tepër të vështirë. Barcelona po pëson goditje njërën pas tjetrës, duke mbetur jashtë Championsit e duke rrezikuar të mos kualifikohet sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, por Ksavi Hernandez, dëshiron që atmosfera të jetë më pozitive. “Kjo që po ndodh tek ne është një çështje më shumë psikologjike sesa futbollistike, – tha ai, – nuk duhet të jemi të humbur pa nisur ndeshja. Duhet të nisim gjithçka nga zero në këtë aspekt, së pari t’i japim besim ekipit, nuk mund të pranojmë se këtu tek ne është instaluar klima e humbjes”. Barcelona luan këtë të diel në fushën e Osasunës, pas humbjes me Bajernin, dhe ka vetëm 23 pikë në 15 ndeshje.

Sfidanti.al