Ka lojtarë në kampionatin shqiptar që thuhet se marrin vetëm 3 herë më pak se ai. Armando Broja nuk është aspak një pasanik i Premier Ligës, përkundrazi, por kjo nuk po e pengon që të shkëlqejë dhe të jetë një nga më të mirët. Sulmuesi i kombëtares shqiptare merr më pak se 400 000 paundë stërlina, e megjithatë është ndër rekordmenët e sezonit dhe të Premier Ligës. Me vetëm 7 500 paundë stërlina në javë, siç llogaritet rroga në Britaninë e Madhe, Broja ka shënuar 5 gola për Sauthemptonin në të gjitha garat, duke qenë më më i miri në Angli për moshën e tij.
Futbollisti 20-vjeçar është po ashtu lojtari i dytë më i ri në historinë e Premier Ligës që ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e tij të para si titullar. Në sfidën e fundit ndaj Brajtonit, ku realizoi rrjetën e avantazhit 1-0, Broja u vlerësua nga lexuesit e BBC-së si lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 7.39. Ndërkaq, tifozë të Çelsit dhe analistë mediatikë kritikojnë Blutë e Londrës për strategjinë e transferimeve, duke e dhënë hua yllin e ri kuqezi tek Sauthemptoni, ashtu si edhe të riun tjetër Livramento. Kjo, sepse ndërsa Broja po shënon, Çelsi ka një problem me sulmin, me Lukakun dhe Vernerin.
Sfidanti.al