Nga Gjermania njoftojnë se në Mynih janë ambiciozë dhe duan të japin një shtysë të fortë në garën për titullin kampion. Bajerni duhet të arrijë 3 fitore radhazi në Bundesligë, sipas trajnerit Julian Nagelsman, veçse problemet nuk mungojnë. Xhoshua Kimih e ka mbyllur këtë vit, ndërsa po ashtu edhe Çupo-Moting nuk është gati. Mungesë tjetër është Leon Gorecka, edhe pse u prit që ai të kthehej në ekip. “Nuk ka ndonjë gjë të rëndësishme, – tha Nagelsmani, – por nuk mund të ndodhë ndonjë gjë e madhe këtë javë. Nuk është dramatike, thjesht duam të jemi të kujdesshëm”. Në ekip është kthyer Serg Gnabri që mungoi në mesjavë në Champions ndaj Barcelonës.
Sfidanti.al