Një lojë në kompjuter, në programin zyrtar të Formula 1 nxjerr holandezin fitues të Çmimit të Madh të Abu Dabit, dhe si pasojë edhe të titullit kampion të botës për këtë vit. Ky simulim në lojën filmike nuk përmban ndonjë përplasje, apo ndonjë problem tjetër, por thjesht vendos që Maks Verstapen do të fitojë ndaj Ljuis Hamiltonit të dielën, ndonëse makina Mercedes për momentin është pak më e mirë sesa Red Bulli. Vetë Maksi ka folur me siguri para garës duke thënë se “ritmin e garës e kemi shumë të mirë”. Gjithsesi, në provat e lira ishte Hamilton më i shpejtë, madje duke e lënë rivalin 6 të dhjetat e sekondës prapa.
Sfidanti.al