Dhimbje koke për Barcelonën, Ksavi humb “pjesët” për fundjavës

Championsi iku dhe tani duhet menduar kampionati, por katalanasit nuk do ta kenë të lehtë të luftojnë për vendin e katërt që të kualifikon sërish në të njëjtin kompeticion. Trajneri Ksavi Hernandez ka marrë lajmet se sulmuesi Ansu Fati vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk do të kthehet në fushë deri në janar të vitit të ardhshëm. Po ashtu, për ndeshjen ndaj Osasunës në La Liga këtë fundjavë, është i dëmtuar Zhordi Alba që mbetet në dyshim, kurse Memfis Depai është i sigurt që nuk luan. Pedri, po ashtu nuk mund të llogaritet.

Sfidanti.al