Tifozët e Barcelonës le të krehohen me ekipin e hendbollit

Natyrisht, kanë edhe vajzat e futbollit që po dominojnë Spanjën dhe Championsin (fituan 4-0 në Londër ndaj Arsenalit), por ka edhe një ekip tjetër katalanas që simbolizon më së miri atë që duan tifozë. Ky është ekipi i hendbollit të meshkujve, një skuadër e shkëlqyer që shkon nga fitorja në fitore në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Pikërisht ky ekip u bë lajm pasi më në fund pësoi një humbje në La Liga pas 4 vjetësh. Rezultati? 0-10? Çfarë ndodhi? Humbja shtëpiake në “Palau Blaugrana”u pësua nga Batko Torrelavega, por jo aspak në fushën e lojës, veçse në tavolinë nga Komisioni Disiplinor. Kjo, sepse trajneri kishte bërë një gabim protokollar në formacion. Humbja e fundit e Barcelonës, vërtet në parket, ka ndodhur në 2017-2018, 28-29 ndaj Granojersit, sërish në “Palau”. Barcelona e hendbollit të meshkujve është në rolin e Realit të futbollit, me rekorde në La Liga (28 tituj), në Champions (10), në Kupën e Mbretit (25), në Superkupën e Europës (5), Kupën e Kupave të Europës (5), si dhe nja 22 herë kampionatin katalanas.

Sfidanti.al