Poçetino i ka keq punët tek PSG, Mesi mendon se ai nuk është aq i zoti

Ka dy arsye që një trajner mund të humbasë respektin e lojtarëve të tij, së pari për arsye të aftësisë profesionale, dhe së dyti për arsye se mund të mos ketë karakterin e duhur për t’u përballur me egot e fuqishme të yjeve. Ndoshta kjo po i ndodh Maurisio Poçetinos tek Paris SG, ndonëse argjentinasi është konsideruar një trajner shumë i mirë, që arriti suksese tek Totenhemi, dhe që u konsiderua nga Barcelona, Reali apo Mançester Junajtidi. Sipas mediave, Lionel Mesi mendon se Poçetino nuk është aq i mirë nga ana taktike, pasi skemat e tij janë shumë “të ngurta”. Po ashtu, disa nga lojtarët tek PSG-ja mendojnë se “Poç” është shumë i butë përderisa lejoi që futbollistët të kishin një mbrëmje feste pas ceremonisë së Topit të Artë. Mediat po ashtu e kanë kritikuar ekipin edhe pse kryeson kampionatin francez me 11 pikë mbi rivalin më të afërt, duke theksuar se paraqitjet nuk kanë qenë bindëse.

Sfidanti.al