Trajneri gjerman po kritikohet ndonëse ende “me zë të ulët”, ndërsa londinezët kanë harruar këto ditë sesi fitohet. Herë nuk luhet në nivelet e zakonshme të Çelsit, herë mezi shënohen golat, por herë të tjera pësohet shumë edhe kur shënohet. Kështu ndodhi në humbjen 2-3 në fushën e Uest Hemit, ku loja në mbrojtje nuk u duk “prej Çelsi”, ndërsa Tomas Tuhel pranoi një gabim të tijin. “Unë gabova që aktivizova në pjesën e dytë Lukakun, – tha gjermani, – ndërsa Kai Haverci u dëmtua. Lukaku nuk ishte gati për të luajtur 45 minuta në nivele të tilla. Ai nuk është gati fizikisht”. Humbja bëri që Çelsi të zbriste në vendin e tretë në Premier Ligë, edhe pse vetëm 2 pikë larg kreut.
Sfidanti.al