Tortura e futbollit në Itali, nga Tanxhentopoli tek Masimo Ferrero

Apeninet nuk gjejnë lehtë qetësi, dhe nuk mundet të jetë kështu në një vend që vazhdon të mbetet i mbërthyer në “kthetrat” e korrupsionit. Edhe pse anëtar i BE-së, dhe një nga ekonomitë kryesore të botës, sërish Itali ka dhjetëra miliardë euro evazion fiscal çdo vit, ndërsa problemeve nuk u shmanget dot as futbolli. E gjitha kjo të vjen në mendje kur lexon për arrestimin e presidentit të Sampdorias, Masimo Ferrero, një njeriu të veçantë në pamje dhe në sjellje, por që nuk mundi të ishte aq i veçantë sa shumë të tjerë që u arrestuan para tij. Në kohën e Tanxhentopolit kujtohet ish-presidenti i Romës, Xhuzepe Çarrapiko, që u arrestua dhe u burgos në vitet 90-të, doli nga burgu e pastaj iu sekuestrua sërish pasuria në 2010. Kush e harron Kranjotin, bosin e Çirios që ishte president i Lacios, dhe që falimentoi e pastaj u arrestua në 2004. Në 2006 shpërtheu skandali i “Kalçopolit” me Juventusin që u gropos në Serinë B, iu hoqën 2 tituj kampion dhe Moxhi, Xhiraudo e Moxhi u përjashtuan nga futbolli. Tashmë është radha e Ferreros.

Sfidanti.al