Mungesa e Benzemasë, “kurioziteti” i vetëm i Realit ndaj Interit!

Në Itali shpresat janë të mëdha se mund të arrihet një fitore historike, ndërsa skuadra e trajnerit Simone Inzagi duket në formën “e jetës”. Gjithsesi, në Spanjë mendojnë ndryshe pasi edhe Reali i Karlo Ançelotit po ashtu duket në formë siç ka qenë rrallë herë. Problemi i vetëm për madrilenët është mungesa e Karim Benzemasë që u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Sociedadit. Sulmuesi francez është “minusi i madh” për “merengesit”, ndonëse Ançeloti do të ketë në ekip sulmues të tjerë si Vinisius, Joviç apo Rodrigo, pa folur për mesfushën e përbërë nga Modriç, Kros, Kasemiro apo Valverde.

Sfidanti.al