Nuk dihet se përse ky klub i ka hyrë më shumë në zemër se të tjerët. Zllatan Ibrahimoviç ka luajtur për shumë ekipe të mëdhenj në karrierë, si Juventusin, Interin, Barcelonën, Paris SG, Mançester Junajtidin, por Milani ka një vend të veçantë në ndjenjat e tij. Superylli suedez jo vetëm që po përpiqet të luajë e të fitojë trofe në moshën 40-vjeçare, por edhe planifikon të vazhdojë gjatë aty. “Nuk dua që ta lë futbollin, – deklaron ai, – kam frikë të jetoj pa luajtur futboll. Do t’i bëj presion Milanit që të më japë një kontratë të re, dua që të vazhdoj këtu sa më gjatë që të jetë e mundur. Dua që të fitoj një titull tjetër në Serinë A. Më pas, shpresoj të jetoj këtu për gjithë jetën”.
Sfidanti.al