Levandovski: Kam mësuar të shënoj, duke vënë baste me Klopin te Borusia

Pjesëtari i ekipit përfaqësues polak, Robert Levandovski, një nga golëshënuesit aktualë më të mirë në botë dhe një as i vërtetë te Bajerni i Mynihut, zhvillimin më të madh të karrierës së tij e pati te Borusia e Dortmundit. Madje, ai zbuloi edhe një metodë interesante të trajnerit të asaj kohe të “milionerëve”, Jyrgen Klop, me të cilin ai (Levandovski) arriti që ta përmirësojë saktësinë e gjuajtjes.

“Do të zbuloj një të fshehtë, sesi kam mësuar që ta godasë portën, duke gjuajtur nga pozicione të ndryshëm. Klopi kishte një metodë të veçantë, duke vënë baste dhe duke bërë gara me neve, në stërvitje, se kush ishte më i saktë në gjuajtje. Vinim baste me nga 50 euro dhe kush shënonte më shumë gola pas 10 gjuajtjeve, ai merrte edhe paratë. Mbaj mend se, në ato raste, unë fitoja shpesh, por, në fund të muaji, më vinin një gjobë simbolike dhe kështu Klopi i merrte prapë paratë e humbura”, tregon Levandovski, duke qeshur.

Sfidanti.al