Luish Figo, njëherë e një kohë, futbollisti më i mirë i botës, pas 17 vitesh, zbulon, më në fund, se përse realizoi një nga tranferimet më të përfolur në historinë e futbollit, duke u shpërngulur nga Barcelona për te rivali më i egër i saj, Reali i Madridit. Kjo ndodhi në verën e vitit 2000 dhe Barcelona fitoi 44 milionë euro nga shitja e këtij futbollisti portugez, rekord botëror, atëkohë. Figo thotë, tani, se arsyeja e transferimit nuk kishte lidhje me paratë dhe as me dëshirën për të fituar trofe me Realin.
“Transferimi nga Barcelona për te Reali më ka lodhur shumë, pasi u ndodha nën një presion mjaft të madh. Ai transferim nuk u bë vetëm për arsye financiare dhe sportive. Ekzistojnë momente, ku ju ndodheni në dilemë, por duhet të bëni një hap, ndërkohë që kthim mbrapa nuk ka. E ndjeja, prej disa kohësh, se në Kamp Nou unë nuk isha shumë i vlerësuar dhe, kështu, vendosa që të largohem”, thotë Figo.
Sfidanti.al