Shuhet Frenk Uilliams, legjenda e Formula 1 ishte vetëm 79 vjeç

Nuk është një moshë edhe aq e re, dhe ai ishte i sëmurë. E gjithë bota do ta mbajë mend Sër Frenk Uilliamsin, gjeniun anglez të Formula 1 që u shua pikërisht në moshën 79-vjeçare. Legjenda e njeriut që i mbijetoi fatkeqësive u formua falë 7 titujve botërorë për pilot me skuadrën Uilliams që e themeloi vetë në vitet 70-të. Skuadra pati edhe 9 tituj për konstruktorë. Frenki i mbijetoi një aksidenti të tmerrshëm automobilistik në 1986 në Francë, por me çmimin se mbeti me karroca me rrota gjatë gjithë jetës, ndërsa në 2020 i dha fund bashkëpunimit me Uilliamsin, duke e shitur për 136 milionë paundë stërlina. Kohët e fundit, shefe e ekipit ishte vajza e tij. Sër Frenku punoi me pilotë të mëdhenj, mes të cilëve Airton Sena, Najxhëll Mansëll, Alan Xhons, Keke Rosberg, Nelson Pike, Alen Prost, Demon Hill dhe Zhak Vilnëv.

Sfidanti.al