As Vernerin dhe as Kavanin, Barça do të marrë Ferran Torresin

Lajmet lidhur me transferimet në futboll janë si gjethet që bien në vjeshtë, vlefshmëria e tyre zgjat fare pak dhe besueshmëria nuk është shumë e madhe. Ja për shembull, disa orë më parë u përfol për një përpjekje të Barcelonës për të marrë një sulmues, që mund të ishte Timo Verner ose Edinson Kavani. Gjithsesi, nga Spanja njoftimi tani është se Barça vërtet që dëshiron sulmues, porse ky do të jetë Ferran Torres. Lojtari 21-vjeçar i kombëtares së Spanjës luan për Mançester Sitin dhe thuhet se ka arritur marrëveshje me katalanasit. Ai nuk po aktivizohet aq shumë nga Guardiola, ndërsa edhe trajneri i Spajnës, Luis Enrike, do të donte që lojtari i tij të shkonte aty ku mund të luajë. Gjithsesi, duhet arritur një akord mes klubeve, që mund të ishte një huazim në janar.

Sfidanti.al