Situata me koronavirusin në Gjermani këto kohë nuk ka qenë e mirë, dhe rastet e reja janë rritur, por Bundesliga mesa duket nuk do t’ia dijë. Autoritetet vendore kanë pranuar që të ketë 50 000 tifozë në stadium për derbin mes Këlnit dhe Borusias së Mynshengladbahut, ndërsa jashtë impiantit do të ngrihet një qendër vaksinimi që do të ofrojë shërbim për të gjithë ata që dëshiron të imunizohen. Revista “Kiker” njofton se situata është e rëndë me Kovidin, por besimi është i madh se 50 000 tifozë në stadium do të jenë të mbrojtur. Lajmi tjetër i mirë për vendasit është që sulmuesi kryesor, Antoni Modeste do të jetë i gatshëm për të luajtur.
Sfidanti.al