Zhan Todt thotë një të vërtetë: Piloti më i mirë i historisë nuk ekziston

Nuk mund të thuhet se është as Mikael Shumaher, as Ljuis Hamilton, as Huan Manuel Fangio, as Xhim Klarku, Airton Sena apo Alen Prosti. Për ish-shefin e Ferrarit, që fitoi lavdinë bashkë me Shumaherin, secili pilot i madh ka qenë i madh për epokën e tij. “Asnjëherë nuk kam thënë se Mikael Shumaheri është më i miri i historisë, – thotë Todt, – kjo nuk përcaktohet vetëm nga fitoret e garave apo të titujve, por nga rrethanat e kohës. i tillë ka qenë Fangio, Klarku, Shumi, Hamiltoni. Çdo 10 vjet mund të ketë një dominues, por ndryshon numri i garave, lloji i makinave dhe rivaliteti”. E vërtetë, pasi në kohën e Senës, ishte Prosti si dhe Nelson Pikeja, që secili fitoi shumë tituj.

Sfidanti.al