Nuk dihet se përse “i janë vënë prapa” dhe nëse në Torino janë të vetmit që kanë bërë gjëra të tilla. Ajo që dihet është se policia financiare (roja financiare) italiane ka nisur një hetim ndaj Juventusit për mashtrime financiare në bilancin e transferimeve. Sipas informacionit nga Italia, flitet për një periudhë prej 3 vitesh që është “nën lupë”, nga 2018 deri në 2021 dhe shifra e përgjithshme e dëmit thuhet se arrin në 50 milionë euro. Flitet për transferimin e Pjaniçit, por edhe të të tjerëve. Gjashtë zyrtarë janë nën hetim mes të cilëve edhe presidenti Andrea Anjeli, zv. presidenti Nedved, dhe ish-përgjegjësi i sektorit sportiv, Paratiçit, sot tek Totenhemi në Angli. Hetimi hapet me kërkesë nga Prokuroria e Torinos, ndërsa mund të thuhet se Juventusi rreziko një “Kalçopoli 2”, të ngjashëm me skandalin e vitit 2006 kur ekipin e zbritën në kategorinë e dytë dhe i hoqën dy tituj kampion.
Sfidanti.al