Kur Ronaldo ulërinte ndaj shokëve të skuadër: “Lojë m…”!

Natyrisht tregon se kishte dhe mbetet me personalitet të fortë, edhe pse nervat nuk arrin t’i kontrollojë pikërisht për shkak të egos së skajshme. Kjo gjë ka bërë që Kristiano Ronaldo të mos ketë shumë miq në futboll, dhe nuk besohet se i shtoi ata miq në pushim të ndeshjes së kthimit në Champions të Juventusit ndaj Portos. Ishte ndeshja që solli eleminimin pas kohës shtesë, ndërsa pamjet filmike të dhomës së zhveshjes në stadiumin e Torinos tregojnë një CR7 që hyn me nerva në sallë dhe nis të bërtasë duke thënë se “kemi bërë një lojë m…”. Huan Kuadrado, që ishte shok i tij tek Juvja, u përpoq ta qetësonte dhe t’i thoshte që të ishte një shembull për të tjerët me sjelljen e tij. “Unë e përfshij edhe veten time, – ishte përgjigja e portugezit, – është një ndeshje Championsi, duhet të kemi më shumë personalitet”. Thonë se kjo mund të ketë ndikuar në largimin e Ronaldos nga Juvja, sepse me gjasë është ftohur më shumë me shokët e skuadrës.

Sfidanti.al