Bajerni humb 55 milionë euro, por sërish del me fitim!

Ky është sekreti i hapur i një klubi shumë të organizuar, që nuk bën çmenduri me transferimet e me rrogat dhe që ka njerëz kompetentë në çdo sektor. Bajerni miratoi raportin financiar të sezonit të kaluar, 2020-2021, dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit doli se të ardhurat kishin rënë. Në 2019-2020 pati 698 milionë euro “të hyra”, ndërsa një vit më vonë shifra zbriti në 643.9 milionë euro, që do të thotë diçka më pak se 55 milionë euro rënie, pra humbje në të ardhura. Gjithsesi, bavarezët kanë pasur shpenzime më të vogla dhe sërish kanë dalë me fitim, edhe pse vetëm me 1.9 milionë euro, përkundër 9.8 milionë në 2019-2020. “Kemi pasur shumë pak ndeshje me spektatorë në “Alianc”, – tha shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, – gjithsesi, shitjet dhe të ardhurat sipas mendimit tim kanë qenë në nivele të mira”. “Kemi pasur një barrë të madhe mbi supe, por Bajerni është ngritur mbi baza të forta”, – tha ndihmësi i Kahnit për financat, Drezen.

Sfidanti.al