Nuk priten ndryshime të mëdha në skuadër, pasi ato mund të jenë gjatë verës, por “themelet” do të nisin të hidhen që në nisje të vitit të ardhshëm. E përditshmja “Marka” shkruan se Reali do të ketë një janar të nxehtë, por edhe një dhjetor të vështirë. Në janar 2022 do të mësohet nëse Kilian Mbape do të luajë sezonin e ardhshëm për Realin, dhe kjo do të kuptohet nëse arrihet një parakontratë. Sipas rregullave, që nga 1 janari, Madridi mund të merret vesh me kampionin e botës. Po kjo vlen për Pol Pogbanë dhe për Antonio Rydigerin, kontratat e të cilëve me Mançester Junajtidin dhe Çelsin përfundojnë vitin tjetër. Nga ana tjetër, duhen larguar lojtarë që mund të jenë Joviç, Isko, Bejl apo Marselo.
Sfidanti.al