Roveshata e Topit të Artë? Levandovski si Van Basteni në 1992!

Ishte një nga ndeshjet e fundit të vitit edhe atëherë, dhe mbahet edhe sot e kësaj dite si paraqitja që i siguroi legjendës holandeze Topin e tretë të Artë në karrierë. Marko Van Basten realizoi një gol me roveshatë në fitoren e Milanit kundër Goteborgut në Champions, ku sulmuesi “fluturues” ishte autor i të katër rrjetave. Robert Levandovski, mbrëmjen e sotme u mjaftua vetëm me një gol, por ishte një realizim me roveshatë ashtu si Van Basteni gati 30 vjet më parë (1992). Me gjasë, është momenti që mund të vulosë triumfin më të madh individual të sulmuesit polak, fitoren e Topit të Artë të “Frans Futbollit”. Levandovski është në konkurrim me Lionel Mesin, besohet edhe me Karim Benzemanë apo Zhorzhinjon, ndërsa vitin e kaluar e humbi Topin e Artë për shkak të koronavirusit, sepse ceremonia nuk u organizua.

Sfidanti.al