Paris SG luan nesër mbrëma në “Etihad” në Ligën e Kampionëve, dhe spekullimet janë të mëdha se kjo mund të jetë një nga ndeshjet e fundit me trajnerin Maurisio Poçetino në stol. Argjentinasi është i lidhur fort me një kalim tek Mançester Junajtidi, ndaj edhe mediat spekullojnë se ndoshta ai ka prerë biletën vetëm për të shkuar në Mançester, jo për t’u kthyer në Francë. Sipas këtyre spekullimeve, në “Old Traford” e duan Poçetinon menjëherë, ndërsa PSG mund të ketë luksin që të marrë Zinedin Zidanin. Trajneri përshëndeti kamerat me dorë, ndërsa zbriti në aeroportin e qytetit anglez, së bashku me superyjet Mesi, Mbape e Nejmar. Sipas mediave, Poçetino nuk është i lumtur tek Paris SG, dhe është i prirur që të marrë përsipër detyrën tek Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al